Pyetje ( me email ): ju lutem nje pytje kam: kam nje qen femer dhe desha te dija sa dit zgjat afshi tek qente? Flm shum .B.F
Përgjigje :
Qeni femer vjen për herë të parë në afsh rreth moshës 6-12 muajshe , kjo sigurisht varet nga rraca e qenit.
Cikli ( që mund të haset dhe me emrin estrus) zakonisht zgjat rreth 21 ditë.
Cikli tek qeni femer ndahet në 4 faza :1)Proestrus 2)Estrus 3) Diestrus 4 ) Anestrus
Proestrus : faza e parë , zakonisht zgjat nga 4 deri 20 ditë.Kjo është koha kur qeni është me ” menstruacione ” , me rrjedhje dhe sekrecionet mund të jenë me ngjyrë të kuqe të celur.Qeni shfaqet i turpshëm ne kontakt me qentë e tjerë .Vulva e fryrë shpesh mbulohet nga bishti .Ka raste kur qeni ne këtë periudhë mund të shfaqë dhe mungesë oreksi.
Estrus; Kjo është faza kur qeni do të jetë më i afrueshëm dhe miqësor me qentë e tjerë ( kryesisht qentë meshkuj ) , ajo j’u afrohet qenve meshkuj dhe i lejon ata per tu ciftëzuar . Kjo faze e ciklit të afshit mund të zgjasë nga 5-13 ditë.
Diestrus : Në këtë fazë qeni juaj gradualisht do ndërpresë rrjedhjet vaginale si dhe ndryshon sjelljet ndaj qenve meshkuj ( nuk eshte më filtruese me ta ).Nëse ciftëzimi ka qënë i sukseshëm ajo ka ngelur barsë dhe zakonisht shtatzania e saj zgjat nga 60 deri 64 ditë .
Anestrus ; Koha kur qeni ka përfunduar ciklin e afshit .Kjo fazë mund të zgjasë nga 5 deri në 11 ditë.
Përgatiti përgjigjen mjek veteriner Egli Ozuni
Cilat jane shenjat e para se qeni eshte shtatezene ?
Kastriot tek ky link qe po postjme do te gjeni nje pergjigje per pyetjen tuaj: https://veterineret.com/per-dashamiresit-dhe-pronaret/pyesni-mjekun-veteriner/shtatzania-tek-qeni/#comment-164