Haxhibeti: Qëndrimi i kryetarit të kuvendit per tu çuditur

December 20, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Fuad-HaxhibetiKonferencë per media

Ulqin, 20.12.2013

 

Para Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike mund të them që jemi të befasuar me qëndrimin e Kryetarit të Kuvendit për pikën e rendit ditës për përcaktimin e numrit të këshilltarëve për zgjedhjet e ardhëshme lokale

Sipas Klubit të këshilltarëve të Forcës i nderuari Kryetar apo Kolegium, gjërat duhen marre ashtu siç janë e jon të bëhet përpjkje për ti bërë ashtu siç ju konvenon

Pra, e vërteta është se egzekutivi konkretisht, Sekretarijati për veprimtari të përgjithshme e ka pregaditur vendimin per seancën e 12 nëntorit

Poashtu e vërteta është se nga vetë kryetari i kuvendit është nxjerrë jashtë nga propozimi i rendit të ditës

Pra, përgjegjësia që kjo pike e rendit të ditës nuk u miratua është te shërbimi i Kuvendit si dhe vetë Kryetari i Kuvendit e jo nga ekzekutivi gjejgësisht nga Sekretarijati përkatës apo klubi i këshilltarëve së Forcës se re demokratike

Vendimi për numrin e këshilltarëve egziston nga 29 korriku 2006 i cili poashtu e përcakton që në Komunë zgjidhen 33 këshilltare e kjo bazohet në numrin e votuesëve i cili nuk është rritur në atë masë që të ndryshohet numri ( 5000 votues një këshilltarë i ri). Me logjikën e kryetarit të Kuvendit edhe zgjedhjet e 2010 poashtu do të ishin të paligjshëme sepse edhe për ato zgjedhje nuk ka patur vendim  të ri. Gjithashtu edhe votimet e këtij viti në Cetine do të ishin të paligjshme sepse atje votimet jane mbajtur ne bazë të vendimit nga viti 2009

Këshilltarët e Forcës presin që kjo çështje të zgjidhet pa dramatizim mediatikë siç kemi vepruar shumë herë më parë.

 

Kryetari i Klubit të Forcës

Mr. Fuad Haxhibeti