Që prej momentit kur Fifi dhe Adisi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, dyshja janë parë gjithë kohës në shoqërinë e njëri- tjetrit.
Adisi e shoqëron këngëtaren në çdo koncert dhe tek i fundit është marrë në video gjatë një momenti ku e ka ndihmuar Fifin për të hequr këpucët.
Fansat e dyshes janë impresionuar nga ky veprim dhe kanë nxituar ta ruajnë si moment në video.
Përveç këtij fakti, “story-t” e Adisit në Instagram janë gjithë kohës duke publikuar Fifin duke treguar dhe afeksionin e tyre të madh.
Dyshja ka shkruar shpeshherë edhe dedikime romantike duke treguar se sa të dashuruar janë me njëri- tjetrin.
/5pyetjet.al