Chelsea u befasua, Roma “shkatërron” rusët
Chelsea i Jose Mourinhos nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1:1 në përballje me Schalken në Stamford Bridge.
Fabregas kaloi londinezët në epërsi me golin e minutës së 11-të, mirëpo Huntelaar barazoi shifrat në pjesën e dytë për një pikë të artë të gjermanëve.
Fitore të thellë ka shënuar Roma në Olimpico, e cila shkatërroi 5:1 CSKA Moskën.
Iturbe (6’), Gervinho (10’ dhe 31’), Maicon (20’) dhe Ignashevich (50’ ag) shënua golat e kësaj fitoreje të italianëve, teksa Musa (82’) shënoi golin e vetëm të rusëve.
Fitore të thellë shënoi edhe Porto, që mposhti 6:0 BATE-n, teksa Ajaxi dhe PSG-ja ndanë pikët pas barazimi 1:1.
Grupi E
Bayern Munich – Manchester City 1:0
Roma – CSKA Moska 5:1
Grupi F
Ajax – Paris Saint Germain 1:1
Barcelona – APOEL Nicosia 1:0
Grupi G
Chelsea – Schalke 04 1:1
Maribor – Sporting CP 1:1
Grupi H
Athletic Bilbao – Shakhtar Donetsk 0:0
Porto – BATE Borisov 6:0