Zhernovski: Kushtetuesja e politizuar!

Në Republikën e Maqedonisë më nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, por institucion i politizuar partiak. Vendimet nuk merren në Gjykatën Kushtetuese, por në selinë e partisë”, theksoi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Ai në reagimin e vendimit për hedhjen poshtë të Nismës së komunës për rishqyrtimin e dy neneve të Ligjit për ndërtim, shtoi se me dispozitat kontestuese, pushteti në mënyrë retroaktive i legalizoi përmendoret ilegalisht të vendosura në qendër të Shkupit, për të cilat revizioni i brendshëm i komunës Qendër dëshmoi se janë vendosur jashtë ligjit.

“Gjykatësit kushtetues me vendimin e djeshëm, të miratuar saktë një vit pas parashtrimit të Nismës, legalizuan edhe intervenimin mbi Qendrën tregtare të Shkupit pa lejen e Komunës. Për ta nuk është kontestuese qëllimi i pushtetit, që të miratojë ndryshime bnë ligjin, të cilat kanë qëllimin e vetëm, komunës Qendër ti merren kompetencat për dhënien e aprovimeve për ndërtim, mbindërtim dhe rikonstruim të objekteve, që deri tani ishte në kompetencë të saj, e tani i bartet Qytetit të Shkupit”, theksoi Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button