Zemra i qan për Drake
Ka kohë që është vendosur në Gjermani. E ndonëse nuk ka treguar arsyet e qëndrimit atje, Beatrix Ramosaj çdoherë ka prezantuar në publik mungesën që po ndjen çdoherë për vendlindjen.
Madje udhëtimin drejt Shqipërisë dhe Kosovës, nuk mund t’ia anulojë as koncerti i Drake, i cili është artisti ndërkombëtar më i preferuar i Ramosajt.
“Ju e dini shumë mirë sa shumë e dua @Drake 😓⤠Dhe që ta dini po lej koncertin e tij për të ardh në Shqipëri-Kosovë, yeah ðŸ˜â¤pom qan zemra ðŸ˜ðŸ’””, kishte shkruar ajo përmes ‘Instagram’ e ‘Twitter’. Ndryshe, këngëtarja sapo ka realizuar një set fotografish të bëra nga këngëtarja Rezarta Shkurta.