Nesër do të fillojë java XVI-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut
Me ndeshjen ndërmjet Rabotniçkit dhe Renovës nga ora 13:00 do të fillojë Java XVI-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Renova gjendet në pozitën e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Bregallnica, ndërkohë Rabotniçki gjendet në pozitën e tetë me 18 pikë.
Në të njëjtin orar, të dielën do të zhvillohen pesë ndeshjet tjera:
Struga Trim&Lum – Tikvesh
Shkëndija – Pelister
Skopje – Shkupi
Akademija Pandev – Bregallnica
Borec – Makedonija Gj.P.
Pas 15 ndeshjeve, Shkupi gjendet në pozitën e parë me 35 pikë, Akademija Pandev në pozitën e dytë me 31 pikë, Shkëndija e treta me 27 pikë, ndërsa Struga Trim&Lum e gjashta me 22 pikë.