Eskobar: ShBA-të shpresojnë që Shkupi dhe Tirana këtë vit t’i fillojnë negociatat me BE-në
Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të ShBA-së për çështje evropian dhe euroaziatike Gabriel Eskobar në një takim online me mediat bullgare deklaroi se ShBA-ja shpreson se Maqedonia eVeriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat për antarësim me BE-në gjatë këtij viti, transmeton Portalb.mk.
Siç raportoi korrespodenti i MIA-s në Sofje, Eskobar theksoi se ShBA-të janë të bindura se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma të rëndësishme, madje ndonjëherë edhe të dhimbshme, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Për këtë arsye, sipas tij, të dyja vendet meritojnë që t’i fillojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Shpresoj se të gjitha shtetet evropiane ta kuptojnë rëndësinë strategjike dhe t’ju lejojnë këtyre vendeve t’i fillojnë negociatat e antarësimit. Shoresoj se Bashkimi Evropian, si dhe një pjesë e vendeve anëtare, do ta vlerësojnë rëndësinë strategjike të integrimit evropain të vendeve të ballkanit”, porositi Eskobar.
Ai kometoi edhe situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë së cilës paralajmëroi se kërcënimi i serbëve të Bosnjës përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit për paqe.
Eskobar theksoi se edhe ShBA-të, janë fuqishëm të përkushtua rnë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Përndryshe, Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.
- LEXO: Ambasadori çek në Shkup: Negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur
- LEXO: Eurokomesari Varhej dhe kryeministri Zaev presin rezultate pozitive nga samiti në Bërdo
- LEXO: Mitsotakis: Nuk e mbështesim Bullgarinë në bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Reuters: BE-ja nuk mund më të garantojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
- LEXO: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin brenda vitit, vlerësoi Von der Leyen
- LEXO: Kryetarja e KE-së, Von der Leyen në Shkup: Mos e humbni besimin në BE (VIDEO)