Panama dhe Ishujt Kajman janë vendet e reja të “listës së zezë” të BE-së

Ministrat e Financave të BE-së dje kanë shtuar edhe katër vende në “listën e zezë” të BE-së të “parajsave tatimore”, jashtë prej bllokut, duke përfshirë edhe Panamanë dhe territorin e SHBA-së, Ishujt Kajman, njofton Portalb.mk.

Në takimin e ministrave në Bruksel është përditësuar lista e “turpshme”, në të cilën janë shtuar edhe katër vende të reja në listën ekzistuese prej 8 vendeve. Kështu, përveç Panamsë dhe Ishujt Kajman, janë shtuar edhe Palau dhe Sejsheli.

Në listë të zezë janë: Samoa Amerikane, Ishjt Kajman, Fixhi, Guam, Oman, Palau, Samoa, Sejsheli, Trinidad dhe Tobago, Ishujt e Virgjër Amerikan dhe Vanuatu.

“Shtimi i Ishujve Kajman në listën e zezë, e cila përndryshe është, territori britanik jashtë Koresë, duhet që të jetë paralajmërim për ShBA-të, në kontekst të bisedimeve pas Brexit-it, mes Londrës dhe Brukselit”, thuhet në kumtesën e deputetit konsevartor gjerman, Markus Ferber.

“Kjo dërgon sinjal të qartë për idenë që të transformohet Britania e Madhe në parajsë tatimore, nuk do të jetë e pranueshme për BE-në”, tha Ferber, anëtar i Partisë Popullore Evropiane.

Qeveritë e BE-së për herë të parë hartuan “listë të zezë” në dhjetor të vitit 2017-të me 17 vende, pas skandaleve të shumta për fshehje të tatimit, ashtu siç ishte “Panama dokumentet”, të cilët zbulojnë se deri në cilën shkallë kompanitë dhe individët kanë shkuar që të mos paguajnë tatim.

Nga Qeveria e Britanisë kanë theksuar se vendi është i “vetëdijshëm për vendimin e BE-së” dhe se “si vetëqeverisje dhe juridiksion autonom fiskal, inkurajohen Kajman dhe BE ngushtë të bashkëpunojnë për zgjidhjen e çfarëdolloj çështje të pazgjidhur”.

Ministrat e Financave të BE-së dje e kanë përditësuar edhe të ashtuquajturën “listën gri” në BE, në të cilën janë përfshirë vendet që kanë premtuar se do t’i rregullojnë praktikat e tyre tatimore që ta mënjanojnë listën e zezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button