Filipçe do ta udhëheqë protestën e mjekëve pas një sërë sulmesh kundër kolegëve të tyre

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e pranoi ftesën për të udhëhequr protestën e punonjësve shëndetësorë që do të zhvillohet të mërkurën në Qendrën klinike pas një sërë sulmesh fizike ndaj kolegëve të tyre në periudhën e kaluar. Protestën e organizon Shoqata e specializantëve dhe mjekëve të rinj, e cila kërkon miratimin e menjëhershëm të Ligjit për veprimtarinë e mjekëve, sanksionimin ligjor të sulmit ndaj mjekut mbi parimin e barazimit të sulmit ndaj mjekut me sulmin ndaj punonjësit policor, si dhe organizim urgjent dhe serioz të shërbimeve të sigurisë në vend që në çdo objekt shëndetësor pa përjashtim, në përmasa konform nevojave dhe qarkullimit të pacientëve, njofton Portalb.mk.

“E konfirmova që do të marr pjesë. Do të fillojmë edhe një fushatë për ngritjen e nivelit të ndërgjegjes publike. Le të dihet se dhuna nuk është absolutisht mënyrë për të zgjidhur problemet. Këta janë njerëz që luftojnë për jetën e të familjarëve. Kush është ai që mund me dhunë fizike dhe kush janë ata burra që rrahin mjekë, infermiere dhe mjekë në detyrë të cilët luftojnë për jetën e të dashurve të tyre? Është turp, shkon përtej çdo logjike”, tha Filipçe para konferencës së djeshme për shtyp .

Shkas për protestën janë disa sulme ndaj punonjësve shëndetësorë në periudhën e kaluar që e arritën kulmin me sulmin e mjekëve, infermierëve dhe mjekëve në detyrë në Spitalin e Shkupit “Sh. Naum i Ohrit” më 12 shtator nga personat të cilët e shoqëronin një pacient me dorë të lënduar. Më parë në Tetovë një mjek u rrah për deri sa e humbi vetëdijen, ndërsa në Kavadarci dhe Draçevë u sulmuan infermieret.

Një ditë pas sulmit në spitalin “Sh. Naum i Ohrit”, Filipce pati takim koordinues në Ministrinë e punëve të brendshme, me përfaqësues të shoqatave të punonjësve shëndetësorë, pas së cilës ai njoftoi se Ministria e shëndetësisë do të angazhojë siguri profesionale në institucionet e shëndetit publik për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët nga sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button