Rexhepi-Jankullovska nënshkruajnë marrëveshjen
Dy ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Maqedonisë kanë nënshkruar sot marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Jazhincë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi theksoi gjatë këtij momenti se hapja pikës së përbashkët kufitare Bellanoc-Stançiç është shumë e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve.
Edhe Gordana Jankullovska, edhe Bajram Rexhepi kanë thënë se në një të ardhme të afërt, vendkalimi kufitar në Glloboçicë, do të konkurrojë me projekt të përbashkët në fondet e Komisionit Evropian, që edhe ky vendkalim të bëhet vendkalim kufitar në përputhje me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit të Përbashkët mes dy shteteve.