Maqedonia në 2017-tën, vit i kthesave! Këto janë gjitha ngjarjet e rëndësishme që ndodhën
Viti që lamë pas nisi me shume pasiguri por dalëngadalë u shndërrua në vit i kthesave, vit që na le të shpresojmë për një të ardhme evropiane. Rënia e një regjimit një-dekadësh nacionalist dhe shqiptarofob është një bazë e mirë për t’ia nisur nga e para.
Padyshim që ngjarja e cila la një vragë të rëndë në Maqedoni ishte ajo e natës së përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, një pamje që askush nuk do ta harrojë.
Një dëshmi se çfarë është në gjendje të bëjë një regjim në rënie, një regjim i tërbuar dhe i joshur nga fuqia e pushtetit. Kjo ngjarje duhet të jetë një mësim për të gjithë ata që synojnë pushtetin, të dinë që asgjë nuk është e përjetshme dhe se duhet punë e sinqeritet dhe përkushtim ndaj popullit e jo me manipulim të nxisë dhunë të skajshme.
Këtë vit më në fund pamë se si drejtësia mund të jetë vërtetë e drejtë. Ani pse është bërë shumë pak punë, megjithatë të shohësh si figurat që konsideroheshin të paprekshme deri më tani për çdo ditë frekuentojnë gjykatat, të lë një fije shprese se mund të “bëhemi shtet”.
Është koha e fundit që të përmbyllim kapitullin nacionalist, me udhëheqës që nuk shohin përtej majës së hundës së tyre, dhe të rikthehemi reformave dhe rrugës evropiane. Është koha e fundit që në vitit 2018 qytetarët të ndjejnë se diçka vërtetët po ndryshon, të ndjejnë se premtimet e dhëna po përmbushen, të ndjejnë shijen e demokracisë evropiane. Populli vlerëson dhe populli dënon andaj kujdes!
Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.
JANAR |
||
1 janar | Maqedoni, filloi zbatimi i Ligjit të ri për përmbarim | http://portalb.mk/?p=352460 |
1 janar | Kartela elektronike bëhet e obliguar në transportin publik | http://portalb.mk/?p=352426 |
3 janar | Qeveria filloi përndjekjen kundër OJQ-ve | http://portalb.mk/?p=353172 |
7 janar | U nënshkrua Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë | http://portalb.mk/?p=354506 |
9 janar | Nikolla Gruevski e mori mandatin për formimin e Qeverisë | http://portalb.mk/?p=355122 |
17 janar | Maqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosoizim” shndërrohet edhe në organizatë | http://portalb.mk/?p=358312 |
18 janar | PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“ ku akuzohej Zaev | http://portalb.mk/?p=358577 |
24 janar | Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash | http://portalb.mk/?p=361060 |
30 janar | VMRO-DPMNE dhe BDI nuk arritën marrëveshje për koalicionim | http://portalb.mk/?p=363288 |
SHKURT |
||
1 shkurt | Presidenti Ivanov vendosi kusht për të dhënë mandatin | http://portalb.mk/?p=364295 |
2 shkurt | VMRO-DPMNE sulmoi ambasadorin amerikan Xhes Bejli | http://portalb.mk/?p=364731 |
3 shkurt | MPJ e Maqedonisë reagoi ndaj Shqipërisë për “Platformën e Tiranës” | http://portalb.mk/?p=365210 |
5 shkurt | Vazhdon trysnia ndaj sektorit joqeveritar | http://portalb.mk/?p=366093 |
6 shkurt | 22 OJQ përgatitën padi kundër organizatës së afërt me VMRO-DPMNE-në “SOS” | http://portalb.mk/?p=367304 |
9 shkurt | “E hëna e zezë e vitit 2012”: Strasburgu me vendin në dobi të gazetarëve | http://portalb.mk/?p=367453 |
9 shkurt | Kriza me mandatin, komisari evropian Johanes Han vizitoi Shkupin | http://portalb.mk/?p=366885 |
12 shkurt | Platforma shqiptare nuk u pranua nga PDSH-ja | http://portalb.mk/?p=368490 |
15 shkurt | Filloi procesi gjyqësor kundër vrasësit të Almirit 4 vjeçar, qytetarët përpara Gjykatës | http://portalb.mk/?p=369518 |
18 shkurt | Takimi i parë i partive shqiptare, mungoi Lëvizja BESA | http://portalb.mk/?p=370662 |
24 shkurt | Shfaqen në skenë protestuesit “Tvrdokorni” të VMRO-së | http://portalb.mk/?p=373159 |
24 shkurt | BDI vendosi t’i jep nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisë | http://portalb.mk/?p=373214 |
27 shkurt | Zaev i dorëzoi nënshkrimet presidentit Ivanov | http://portalb.mk/?p=374261 |
28 shkurt | Prokuroria Speciale hapi rastin “Trust” kundër biznesmenit Sead Koçan | http://portalb.mk/?p=374825 |
MARS |
||
1 mars | Ivanov nuk ia dha mandatin Zaevit (VIDEO) | http://portalb.mk/?p=375654 |
2 mars | Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini vizitoi Shkupin | http://portalb.mk/?p=375779 |
3 mars | Situata në Maqedoni, Rusia akuzoi edhe Shqipërinë | http://portalb.mk/?p=376435 |
4 mars | BDI vendosi të shkojë në qeveri me LSDM-në | http://portalb.mk/?p=376357 |
8 mars | Vazhdoi përzierja kundër-kushtetuese e priftërinjve në protestat e VMRO-së kundër gjuhës shqipe | http://portalb.mk/?p=378301 |
10 mars | Këto janë të gjitha pikat e programit të ri qeveritar të Zoran Zaevit (VIDEO) | http://portalb.mk/?p=379368 |
20 | Trysni ndaj PSP-së: Biznesmeni Koçan në arrati, punëtorët e tij protestojnë për të mos shkuar ai në paraburgim | http://portalb.mk/?p=383526 |
21 mars | Ivanov refuzoi takimin me komisarin evropian Johanes Han | http://portalb.mk/?p=383836 |
23 mars | Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO) | http://portalb.mk/?p=384658 |
24 mars | Brukseli e përsëriti mbështetjen, “sulmi i pushtetit ndaj OJQ-ve është sulm ndaj qytetarëve” | http://bit.ly/2E5cijZ |
28 mars | VMRO DPMNE propozoi “udhërrëfyes” për marrëveshje mbipartiake për zgjidhjen e krizës | http://portalb.mk/?p=386821 |
PRILL |
||
3 prill | Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vizitoi Shkupin | http://portalb.mk/?p=388819 |
4 prill | “Freedom House”: Maqedonia me rënie më të madhe të demokracisë në Ballkan | http://portalb.mk/?p=389177 |
6 prill | Kritika të ashpra për Gruevskin dhe Ivanovin në Parlamentin Evropian | http://portalb.mk/?p=389973 |
11 prill | Një i punësuar në NLB banka ka vjedhur 2 milionë franga dhe 270 mijë euro | http://portalb.mk/?p=392063 |
13 prill | Donatori i VMRO-DPMNE-së rizgjidhet kryetar i Komisionit Antikorrupsion | http://portalb.mk/?p=392833 |
19 prill | PSP ngriti akuzë ndaj ish kreut të Manastirit, Vlladimir Taleski | http://portalb.mk/?p=394930 |
26 prill | “Raportuesit pa kufij” publikuan raportin për mediat, Maqedonia më keq në rajon | http://portalb.mk/?p=397043 |
26 prill | Gjorgje Ivanov refuzoi të takohet me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Ji | http://portalb.mk/?p=397173 |
27 prill | Talat Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi, protestuesit e VMRO-së sulmuan Parlamentin, Zaevin, Ziadin Selën | http://portalb.mk/?p=397809 |
27 prill | SHBA dhe BE e njohën zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi | http://portalb.mk/?p=397900 |
28 prill | Përmbledhje: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend | http://portalb.mk/?p=397971 |
28 prill | Ministri Nuhiu shkarkoi Çavkovin nga shtabi operativ | http://portalb.mk/?p=398297 |
29 prill | Reagime të ashpra për dhunën në Kuvend: Skenar i përgatitur nga VMRO-DPMNE-ja! | http://portalb.mk/?p=398228 |
MAJ |
||
3 maj | Talat Xhaferi hyri në kabinetin e kryetarit të Kuvendit | http://portalb.mk/?p=399579 |
6 maj | Vritet kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi | http://portalb.mk/?p=400724 |
15 maj | Pas më shumë se dy muaj arrati, pas shfuqizimit të paraburgimit kthehet biznesmeni Koçan | http://portalb.mk/?p=403504 |
17 maj | Gjorge Ivanov ia dha mandatin Zoran Zaevit | http://portalb.mk/?p=404397 |
19 maj | 7 vjet burg për vrasësin e Komandant “Shqiponjës” | http://portalb.mk/?p=405401 |
22 maj | Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash | http://portalb.mk/?p=406230 |
22 maj | Video ekskluzive – deputetët e VMRO-DPMNE-së ua kanë hapur dyert huliganëve në Kuvend | http://portalb.mk/?p=406448 |
24 maj | Agjenti serb ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend | http://portalb.mk/?p=406988 |
27 maj | BDI me 6 ministra në Qeveri | http://portalb.mk/?p=408208 |
28 maj | Aleanca për Shqiptarët me 2 ministra në Qeveri | http://portalb.mk/?p=408524 |
28 maj | LSDM me 17 ministra në Qeveri | http://portalb.mk/?p=408507 |
31 maj | U formua Qeveria e re e Maqedonisë, Zoran Zaev kryeministër | http://portalb.mk/?p=409522 |
QERSHOR |
||
1 qershor | Gjyshi i Tamarës së ndjerë tentoi ta vret ish ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov | http://portalb.mk/?p=410026 |
2 qershor | MASH: Hiqet testimi ekstern | http://bit.ly/2zrCB0l |
1 qershor | Kryeministri Zaev u vendos në Qeverinë e Maqedonisë | http://portalb.mk/?p=410019 |
9 qershor | Shfaqen reformatorët në VMRO-DPMNE | http://portalb.mk/?p=413479 |
13 qershor | U mbyll gazeta “Dnevnik” | http://portalb.mk/?p=415006 |
18 qershor | LSDM zgjodhi nënkryetarët, Muahmed Zeqiri ndër to | http://portalb.mk/?p=417288 |
22 qershor | Qeveria i shfuqizoi reklamat qeveritare | http://portalb.mk/?p=418995 |
26 qershor | Komisari Johanes Han sërish erdhi në Shkup | http://portalb.mk/?p=420507 |
28 qershor | Takim i dytë i partive politike parlamentare shqiptare, mungoi Lëvizja BESA | http://portalb.mk/?p=421358 |
29 qershor | Specialja ngriti 17 akuza për 18 lëndë, kërkoi paraburgim i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së | http://portalb.mk/?p=421630 |
KORRIK |
||
1 korrik | Prokurorisë Speciale i skadoi afati për ngritje të akuzave | http://portalb.mk/?p=422349 |
2 korrik | Çështja e emrit, ndërmjetësi Nimic vizitoi Shkupin | http://portalb.mk/?p=423126 |
3 korrik | Seri tërmetesh në Ohër, shkaktohen dëme materiale | http://portalb.mk/?p=423416 |
5 korrik | U promovua plani Qeveritar 3-6-9 (DOKUMENT) | http://portalb.mk/?p=424124 |
5 korrik | PTHP ia dorëzoi “Sopotin” Prokurorisë Speciale | http://portalb.mk/?p=424221 |
6 korrik | Maqedoni, VMRO-DPMNE i formoi 10 grupe parlamentare për të bllokuar punën në Kuvend | http://portalb.mk/?p=424657 |
12 korrik | Adili shpalli shkrirjen e “Unitetit” në “Aleancë për Shqiptarët”, Ostrehi nuk e pranon | http://portalb.mk/?p=426929 |
18 korrik | Paraburgim për Grujevskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin, jo edhe për Mijallkovin | http://portalb.mk/?p=429230 |
19 korrik | Takimi i tretë i partitve parlamentare shqiptare, sërish mungoi Lëvizja BESA | http://portalb.mk/?p=429069 |
21 korrik | “Kopshti Bleta” bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare | http://portalb.mk/?p=430309 |
26 korrik | Shfuqizohet titulli “Аrtist i kombit” | http://portalb.mk/?p=431953 |
27 korrik | Arratisen Grujoski dhe Boshkovski, Gjykatësit u kanë dhënë një javë kohë mos t’i gjejë policia | http://portalb.mk/?p=432127 |
28 korrik | Takim i katërt i partive shqiptare, BESA nuk mori pjesë, PDSH lëshoi mbledhjen | http://portalb.mk/?p=432247 |
GUSHT |
||
3 gusht | Shfuqizohet obligimi i qytetarëve për dorëzim të paraqitjeve tatimore vjetore në DAP | http://portalb.mk/?p=434633 |
8 gusht | Superkupa e UEFA-s, Real Madrid dhe Mançester Junajted në Shkup | http://portalb.mk/?p=436334 |
9 gusht | Mbyllet javorja “Republika” | http://portalb.mk/?p=436860 |
14 gusht | Strugë, vritet me armë zjarri, bosi i prostitucionit Dilaver Bojku | http://portalb.mk/?p=438478 |
17 gusht | U shkarkua nga Kuvendi “marioneta e mafies” prokurori Marko Zvërlevski | http://portalb.mk/?p=439437 |
19 gusht | Shpërthen zjarr në deponinë e Tetovës, alarmante gjendja e ajrit | http://portalb.mk/?p=440391 |
20 gusht | Protestë: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit | http://portalb.mk/?p=440551 |
21 gusht | Pas 7 viteve, Velija Ramkovski doli nga burgu | http://portalb.mk/?p=440912 |
21 gusht | Protestë e “Eco Guerillas”, kërkohet burg për shkaktarët e djegies së deponisë në Tetovë | http://portalb.mk/?p=440832 |
21 gusht | Serbia i tërheq në konsultim diplomatët e saj nga Maqedonia | http://portalb.mk/?p=440776 |
25 gusht | LR-PDSH zyrtarisht ndryshoi emrin në Aleanca për Shqiptarët | http://portalb.mk/?p=442750 |
28 gusht | Hapet zyrtarisht sheshi “Skenderbej” në Shkup | http://portalb.mk/?p=443462 |
30 gusht | UNITETI i Qufës dhe disa lëvizje i bashkohen Aleancës për Shqiptarët | http://portalb.mk/?p=444304 |
SHTATOR |
||
1 shtator | Filloi orari me dy turne në disa institucione dhe kopshte | http://bit.ly/2DxkDN9 |
8 shtator | VMRO-DPMNE me fushatë për t’i frikësuar qytetarët nga refugjatët që nuk ekzistojnë | http://bit.ly/2pivkjF |
14 shtator | Dënohet për mobing ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski | http://bit.ly/2CWI6pH |
14 shtator | Në Tetovë është lëshuar në përdorim stacioni filtrues i sistemit të ri për furnizim me ujë | http://bit.ly/2kYBtfa |
16 shtator | Raporti i Pribesë për Maqedoninë: ende askush është dënuar për krimet | http://bit.ly/2BzkoDG |
21 shtator | Betohet anëtarja e re e KSHZ-së, Ermira Asani Salija e BESA-s | http://bit.ly/2ByAU70 |
25 shtator | Filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit | http://bit.ly/2CYETWW |
25 shtator | Gjykata Themelore caktoi 30 ditë paraburgim për Edmond Temellkon | http://bit.ly/2C1zz84 |
TETOR |
||
1 tetor | Kthehet tarifa e lirë për rrymën elektrike | http://bit.ly/2pvI5aB |
5 tetor | Ndërroi jetë i plagosuri bartësi i listës së pavarur të këshilltarëve në Kërçovë, Alit Abazi | http://bit.ly/2zqXvfQ |
15 tetor | U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale: LSDM udhëheq në 37 komuna, VMRO-DPMNE në 15, BDI në 4 | http://bit.ly/2kTuLb3 |
17 tetor | Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët vendosin të bashkëpunojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale | http://bit.ly/2BM8VRf |
18 tetor | Këto janë emrat e këshilltarëve të rinj në komunat me shumicë shqiptare | http://bit.ly/2C8E7Kd |
18 tetor | Qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit, në vitin 2011 Tarçullovskit i ka ndarë nga 5.000 euro në muaj | http://bit.ly/2C7K9uw |
26 tetor | Kryetari i Gjykatës Penale Ribarev pasi “sëmuret” jep edhe dorëheqje | http://bit.ly/2C1nRYG |
29 tetor | U mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale: LSDM-ja ka 58 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca me BESË 4, PDSH 1 | http://bit.ly/2DbV9DX |
NËNTOR |
||
2 nëntor | Shtatë shekuj e gjysmë burg dhe tetë burgime të përjetshme “Grupin e Kumanovës” | http://bit.ly/2DRuo97 |
5 nëntor | Shkup, protestë kundër vendimit për rastin e Kumanovës, kërkohet ekspertiza ndërkombëtare | http://bit.ly/2kX2VuL |
8 nëntor | Rasti “Fortesa 2”, 18 muaj burg për agjentin Goran Grujovskin | http://bit.ly/2BRyX5G |
12 nëntor | U mbajt rrethi i tretë i zgjedhjeve lokale në Çair, fitoi Ganiu i BDI-së | http://bit.ly/2kXTA5Z |
16 nëntor | Qeveria e Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin dhe plotësimin e ligjit për dëshmitarë të mbrojtur | http://bit.ly/2pDsea6 |
18 nëntor | Në Zajaz u varrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas LDB | http://bit.ly/2kX82Lt |
11 nëntor | Seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë | http://bit.ly/2C49u5T |
22 nëntor | Konferenca “E-shoqëri.mk”: na duhet liri që të mbrojmë privatësinë | http://bit.ly/2ChU1zv |
27 nëntor | Gazetë e re ditore në Maqedoni, “Nezavisen vesnik” | http://bit.ly/2BDsGq2 |
27 nëntor | Kisha Ortodokse e Bullgarisë, pranoi të jetë kishë-amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë | http://bit.ly/2zyEFUk |
28 nëntor | Gjykata Penale paraburgosi ish ministrin e MPB-së Mitko Çavkov | http://bit.ly/2Cb5Md8 |
28 nëntor | Arrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO me protestë para Gjykatës së Shkupit | http://bit.ly/2BDs57O |
29 nëntor | Gjykata shpalli vendimin, 19 persona gjithsej janë paraburgosur për terrorin e 27 prillit | http://bit.ly/2BBTiI6 |
30 nëntor | Komisioni i Kuvendit ua hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-së | http://bit.ly/2pygN3q |
DHJETOR |
||
1 dhjetor | Zbulohet laborator i madh për prodhimin e drogës në Reçicë të Vogël të Tetovës | http://bit.ly/2l0jkyr |
1 dhjetor | Luta, Ismailoviq dhe Aziri të dënuar të rastit “Monstra” u lëshuan në liri | http://bit.ly/2DT6OsD |
4 dhjetor | Skandal: Anëtarët e KSHZ-së e kanë shpërblyer vetveten me nëntë rroga bonus | http://bit.ly/2C8LNtq |
5 dhjetor | Gjykata Penale: tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së | http://bit.ly/2laMZnQ |
10 dhjetor | Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti lider i VMRO-DPMNE-së | http://bit.ly/2Dfcn3r |
12 dhjetor | Pas skandalit tetë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje, mbeti vetëm Salija e BESA-s | http://bit.ly/2ldzwMj |
12 dhjetor | Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Kosovë | http://bit.ly/2laO6E2 |
15 dhjetor | Seancë e përbashkët qeveritare mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë | http://bit.ly/2BU3jok |
16 dhjetor | Shkup, protesta kundër ndotjes së ajrit: funksionarët shtetëror të realizojnë premtimet | http://bit.ly/2BScndt |
19 dhjetor | Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese, 17 të dyshuar | http://bit.ly/2kZP0US |
23 dhjetor | Hristian Mickoski është zgjedhur lider i ri i VMRO-DPMNE-së (VIDEO) | http://bit.ly/2BEV9fl |
25 dhjetor | Lubomir Joveski zgjedhet prokuror shtetëror i Maqedonisë | http://bit.ly/2BS89lX |
25 dhjetor | Kuvendi i votoi emrat e rinj të ministrave dhe zv/ministrave, Selës i merret Ministria e Shëndetësisë | http://bit.ly/2kZoFpD |
28 dhjetor | Aleanca për Shqiptarët del nga koalicioni qeveritar | http://bit.ly/2Ds76FL |