Afghanistan: Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak – 7 të vrarë
Zyrtarët afganë thonë se nga rrëzimi i një helikopteri të ushtrisë në provincën veriore, Baghlan, janë vrarë së paku 7 vetë që ishin në të.
Ministria e mbrojtjes e Afganistanit tha se rrëzimi i djeshëm ishte shkaktuar nga një problem teknik në helikopterin e prodhimit rus, të tipit, Mi-17.
Por, grupi taliban ka pretenduar se helikoterin e kanë rrëzuar luftëtarët e vet.
Zyrtarët thanë se përplasja ka ndodhur derisa helikopteri ishte në mision të furnizimit të një baze ushtarake në Qorgan Tepa, e cila ishte rrethuar ga militantët për gati jë javë, ndërsa brenda bazës ishin së paku 100 ushtarë afganë.
Muajve të fundit, militantët talibanë i kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë në Baghlan dhe provincën e afërt, Kunduz.
Në Kunduz, forcat afgane vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve talibanë, shtatë ditë pasi ata depërtuan në qytet.