Renxherët e armatës për përgatitje në Krivollak
Pjesëtarët e çetës së deklaruar të renxherëve për operacione speciale në Poligonin e armatës “Krivollak” po përgatiten për vlerësimin e NATO-s Niveli 1, e cila do të zbatohet gjatë javës në kuadër të stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë 12”, njofton MIA.
Vlerësimin do ta bëjnë vlerësues të autorizuar të NATO-s sipas standardeve të NATO-s për vlerësimin e aftësisë luftarake “CREVAL”, me ç’rast pjesëtarët e ARMsë në përgatitjet e fundit para vlerësimit i tregojnë të gjitha aftësitë e fituara.