OH HILAL ndau ndihma në Dibër
Me rastin e Muajit të agjërimit, Organizata Humanitare HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, qëndroi në Myftininë e Dibrës, ku edhe, në bazë të listës së hartuar nga xhemati i xhamive me raste të rënda sociale, ndau 300 pako me ndihma humanitare të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.
“Aksioni ynë humanitar vazhdon ashtu siç kemi premtuar si dhe sipas planit tonë aksional. Do të zbresim në çdo shtrëpi të skamnorëve tanë që janë kategorizuar si raste të rënda sociale”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Muatafa ef. Dauti.