Të hënën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e Komunës së Gostivarit
Informohen qytetarët e komunës së Gostivarit, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të hënën (13 Qershor – 2016) do të bëhet dezinfektimi nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00 vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.
Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:
– Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven
– Kanali për ujitje në lagjen Maleardi
– Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje
– Lumi Jahorka në fshatin Forinë
Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë llojë veprimtarie.
Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).
Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit.