Maqedonia kampione ballkanike në mundje për fëmijë (FOTO)
Nga Murska Sobota e Sllovenisë vinë lajme të shkëlqyeshme, me ç’rast ekipi i Maqedonisë në mundje arriti rezultat historik, duke u shpallur kampion Ballkanik në konkurrencë ekipore, me gjithsej 77 pikë të grumbulluara, një më shumë se Rumania e dyta dhe 13 pikë më shumë se Bullgaria e treta.
Të udhëhequr nga trajnerët Sufijan Ismaili dhe Davor Tasev, fëmijët tanë fituan gjithsej tetë medalje, me ç’rast dy ishin kampion, tre nënkampion dhe po aq të bronztë.
Është ky një sukses i jashtëzakonshëm, i cili e shpërblen punën e palodhshme të kryesisë së Federatës së mundjes të Maqedonisë, me në krye kryetarin e saj Betim Vrenezi./Portalb.mk/