Shkëndija do të mbrojë titullin e kupës ndaj Pelisterit
Janë mësuar ekipet finaliste të Kupës së Maqedonisë, pasi që sot janë luajtur ndeshjet kthyese, ku Shkëndijës e Tetovës dhe Pelisteri do të jenë në finalen e për të kërkuar trofeun e kësaj gare.
Skuadra kuqezi nga Tetova, Shkëndija edhe pse pësoi disfatë në ndeshjen e kthimit në Tetovë me rezultatin 0:1, i kishte mjaftuar fitorja nga takimi i parë në Shkup, me rezultat 1:3.
Ndeshja edhe pse në shikim të parë dukej se do të jetë pa nxitje dhe tension, në minutën e 32-të , me karton të kuq u përjashtuan nga loja dy kapitenët e ekipeve, Ferhan Hasani i Shkëndijës dhe Boban Grnçarov i Vardarit, pas një tensioni të krijuar.
Në ndërkohë skuadra e Pelisteri me rezultatin 1:0 në Manastir e ka eliminuar Bregallnicën (me rezultat të përgjithshëm 3:2), siguroi finalen, kur me 17 maj në Shkup do të takohet me Shkëndijën që është edhe mbrojtëse e titullit të Kupës së Maqedonisë. /Portalb.mk/