Andi Lila rigjen golin
Andi Lila rikthehet te golat pas gjashtë muajsh në Superligën greke.
Futbollisti i kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 73 golin e parë të Pas Janinës në fitoren 2-0 ndaj Panetolikos.
Me këtë triumf ekipi i Lilës vazhdon të shpresojë për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Goli i fundit që kavajasi kishte shënuar me fanelën e Pas Janinës, ishte ai në portën e Olimpiakos shtatorin e kaluar, gol që hapi mjaft polemika pas festimit me shqiponjë të futbollistit kuqezi.