Categories Lajme

Shembja e godinës 15 në Qytetin Studenti e nxori në rrugë, aktivistja: Jam e sëmurë, më ndihmoni!

Aktivistja Ajtanga Lubonja, e cila ka mbetur e pastrehë pas shembjes së godinës 15 në Qytetin Studenti, në një intervistë dhënë për Fax News, i ka bërë thirrje opinionit publik që ta ndihmojë për të pasur një banesë.

Lubonja, e cila tashmë vuan nga disa sëmundje, është strehuar përkohësisht te një e afërme e saj, po kjo as që mund të mendohet si një zgjidhje afatgjate.

Ajo tregon se mes mundit kishte krijuar një strehë në Qytetin Studenti, e cila iu shemb përpara syve, duke e detyruar që të pranojë nxjerrjen nga godina, e duke lënë brenda të gjitha orenditë e saj.

“Po e them që në fillim, unë jam e persekutuar politike, unë jam strehuar në qytetin Studenti me një dokument shtetëror, për strehim të përkohshëm.

Prej vitit 2000 jam te godina 15, në vend të xhamave kishte jastëkë të vjetër, punoja dhe e ktheva në banesë.

Unë u sëmura dhe largimi që na bën nga godina 15 nuk ishte nga tërmeti, atje do bëhet kampusi studentor, shfrytëzuan rastit e tërmetit, për të na nxjerrë jashtë. Kishte disa krisje në mur pas tërmetit, po nuk ishte shqetësuese.

Në atë godinë është themeluar PD-ja dhe kjo që bënë ishte politike, na kanë nxjerrë me kanibalizëm, kam ikur pa këpucë me pandofla, një mund prej 30 vitesh u bllokua atje, si mund të iki njeriu shpejt, kur unë jam me shkop. Kam gjithë këto ditë që endem rrugëve, dhe nuk na kanë dhënë asgjë.

Më thanë që të shkoja në azil, jo, unë lexoj e shkruaj shumë, punoj në internet, sit ë shkoj në azil që të më dendin me gjilpëra.

Kujt ti kërkosh ndihmë? Edhe kur do të më jepnin pensionin special, Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ma dha. Fle te ky divan, bëj katër insulina në ditë, jam me zemër, me tension, ku i plotësoj unë 300 mijë lekë që të marr një banesë. Boll më me gënjeshtra, çfarë do ti kushtonte shtetit që të më strehojë mua në një banesë.

Më thoni cili politikan është pa shtëpi, unë kam 30 vite që po vdes konvikteve, kërkoj ndihmë nga opinion publik.

Mendoj se banesa ime e vetme do të jetë varri, më tha një mikja ime që të shkoja në shtëpinë e saj, por jo i thashë “Sava, se nuk jam mësuar që të jetoj në një banesë të mirë, do me binte të fikët,” u shpreh Lubonja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzoi babanë për përdhunim, 15-vjeçarja rezulton e virgjër! Avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila më parë kallëzoi babanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë djerrë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar dje në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një automjet tip “Volkswagen” ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furtunë në Elbasan, breshëri dëmton disa automjete

Elbasani është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autoriteti Kombetar i Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve mes drejtuesve të katër Drejtorive Rajonale takim në Qytetin e Vlorës

“Kush janë problematikat që hasim çdo ditë në terren dhe zgjidhja e tyre”, ishte tema…

LEXO ME SHUME