Categories Lajme

Misteri i jahtit pa kapiten, biznesmeni turk dëshmon, nuk i jepet mjeti

Ngatërresat mbi pronësinë dhe misteri i jahtit të gjetur bosh në uijërat tona territoriale kanë sjellë në Shqipëri pronarin e vërtetë të mjetit lundrues. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se dokumentet në mjet i përkasin kapitetin të jahtit, që sipas tij është nisur nga Korfuzi në Budva për karburant.  Por që prej 6 shtatorit kur kanë pasur kontaktin e fundit, biznesmeni turk thotë se nuk di asgjë për të. Ndërkohë mjeti lundrues mbetet i sekuestruar në portin e Shëngjinit. As dëshmia e pronarit të vërtetë të jahtit të gjetur në ujërat tona territoriale nuk e ka shuar misterin e zhdukjes së kapitetit dhe lundrimit në Adriatik.

Gjetja brenda mjetit lundrues të dokumenteve në shtetasit Sevgin Javuz, ngriti pistën se ai ishte edhe pronari, por verifikimet treguan se në fakt ai ishte kapiteni i jahtit që është në pronësi të biznesmenit Nedim Akyuz. Ky i fundit për të sqaruar të gjithë ngatërresën po qëndron në Shqipëri, por nuk është lejuar të tërheqë mjetin që tashmë është i sekuestruar si provë materiale.

I shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ambasadës Turke në Shqipëri, ka marrë takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz. Gjithmonë sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni ka qenë në ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.

“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë.”

Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethaneve se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz. Dyshimet e janë për një ngjarje aksidentale, pasi në jaht janë gjetur pajisje peshkimi, dhe kjo ka ngritur dyshimin se kapiteni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar, por në rrethana aksidentale mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Majko replika me opozitën: Do të qëndroni brenda sistemit, apo do të dilni te rruga?

I ashpër ka qenë sot deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me pistoletën poshtë jastëkut, 85-vjeçarit i futen në shtëpi dy shqiptarë. Njëri prej tyre përfundon në spital

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, qëllohet me thikë 18-vjeçari

Njoftimi i plotë i policisë: Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat…

LEXO ME SHUME