Categories Lajme

Shpërthen Rama: Meta, Berisha dhe Basha të qepin gojën për detin

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku foli për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë dhe se akuzat e presidentit Meta, ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Basha janë abuzim. “Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi.

Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika e skuq peshkun me desperado, janë autorët e një marrëveshje reale që është rrëzuar nga GJK si një marrëveshje që cenon të drejtat kombëtare. Ata duhet të qepin gojën kur flitet për interesat kombëtare sepse ishin ata që e qelbën detin” – tha Rama me ton të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Enjte 23 Maj 2024

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me armë zjarri 3 persona në Pejë, publikohen pamjet nga momenti kur autori i qëllon dhe largohet (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës, Kosovë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestua në Dubai, kush është “Dari i Elbasanit”/ Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zvicër, burri del i zhveshur në rrugë dhe sulmon për vdekje një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër ku një grua e cila po vraponte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi 3 vjeçarin, ndiqet penalisht edukatorja

Një edukatore është kallëzuar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3…

LEXO ME SHUME