Categories Lajme

Autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997, deportohet nga SHBA-ja 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është depërtuar nga SHBA pasi ishte i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë në 1997. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Tomor Çela, banues në Tiranë.

Çela është dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË

Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i shtetasit shqiptar:

• Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datën 27.11.1997, në rrugën “Bajram Curri”, Tiranë, shtetasi Tomor Çela, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit L. H. dhe E. D.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani, vihet në pranga

Një shqiptar nga Kosova ka qëlluar për vdekje me armë zjarri pronarin e një restoranti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërcënoi të miturit në Lungomare Vlore, 30-vjeçari procedohet dhe shoqërohet në psikiatri

Policia ka njoftuar se ka nisur procedimi penal ndaj 30-vjeçarit A.M., pasi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qyteti antik i Bylisit, thesari arkeologjik i Shqipërisë i panjohur nga turistët

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME