Categories Lajme

Makina inteligjente në “Rrugën e Kombit”, 60 patenta të pezulluara, mbi 100 gjoba. Çfarë skanoi për 120 minuta

Policia e Shtetit vijon monitorimin e qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore 🚔, me qëllim evidentimin 📸 dhe ndëshkimin ✍ e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë🛫🛣. “Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë. Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës”, apelon policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy autorëve të dyshuar për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro në Tiranë! Ja kujt i përkasin

Një pasuri me vlerë 300 mijë euro është sekuestruar, pasi dyshohet se e kanë burimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi në Vlorë

Pezullohet efektivi në Vlorë. Mësohet se nënkomisari me inicialet M.Q., akuzohet për shpërdorim detyre. “Agjencia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

N*do në Durrës, turisti përfundon në Polici

Një turist është bërë lajm në Durrës dhe ka shqetësuar komunitetin. Me çantë pas shpine,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajduti vjedh çantat dhe paratë nga makina e turistit në Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe…

LEXO ME SHUME