Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të kalonte përtej kufirit 2 klandestinë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi ata, tentuan t’i jepnin ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës 2 klandestinëve.

Arrestimi i 22-vjeçarit S. P., është bërë në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, pasi ai ishte duke transportuar me mjetin e tij tip “Ford” ë emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu është shpallur në kërkim 23-vjeçari A. J. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë: Vlorë/Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. P., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J., 23 vjeç, banues të dy në Lezhë.

Shtetasi S. P. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve në bashkëpunim dhe me shtetasin A. J., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën p enale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME