Categories Lajme

Vrau menaxherin e Vipa-ve 4 vite më parë, Apeli lë në fuqi vendimin, Elsi Levendi dënohet me 10 vite e 8 muaj burg

Apeli i Përgjithshëm ka lënë të pandryshuar vendimin  e dhënë nga Shkalla e Parë për Elsi Levendin, i cili u dënua me 10 vite e 8 muaj burg për vrasjen e Jurgen Kurtit. Krimi ndodhi më 18 mars të vitit 2019.

Trupi gjykues ishte i përbërë gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të  Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2019, ku në rrugën “Zef Jubani” Tiranë, rreth orës 22:15, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale J.K, i akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale E.L.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.

– Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi çështja penale për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim nuk duhej të fillonte.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë më, 02.06.2023

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzoi babanë për përdhunim, 15-vjeçarja rezulton e virgjër! Avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila më parë kallëzoi babanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë djerrë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar dje në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një automjet tip “Volkswagen” ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furtunë në Elbasan, breshëri dëmton disa automjete

Elbasani është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autoriteti Kombetar i Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve mes drejtuesve të katër Drejtorive Rajonale takim në Qytetin e Vlorës

“Kush janë problematikat që hasim çdo ditë në terren dhe zgjidhja e tyre”, ishte tema…

LEXO ME SHUME