Categories Lajme

“Dhuna e policisë malazeze fenomen”, kryebashkiaku i Shkodrës nxjerr tjetër video: Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas dhunës së policisë malazeze ndaj shtetasve shqiptarë, mes tyre zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo ndërkohë që një tjetër video është publikuar në rrjetet sociale.

Spahia shkruan se dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Ai thekson se në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

POSTIMI I PLOTË
Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë.

 

 

E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nami në Vlorë/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 gjoba nga Rrugorja

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e saj në 14 ditët e fundit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, vihet në pranga 45-vjeçari

Gjirokastër, Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

12 vjet nga ‘Tragjedia e Himarës’, babai i studentes rrëfen tmerrin dhe kërkon rihapjen e çështjes

12 vjet më parë autobusi me 45 studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me rezultate të shkëlqyera, shqiptari garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Itali

Julian Lumi një shqiptar në Itali ka arritur të shkëlqejë nga rezultatet e larta mësimore.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë

Është shuar nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Aktori u lind në Vlorë,…

LEXO ME SHUME