Categories Lajme

Taksisti shqiptar dhe një 31-vjeçar grek bien “në rrjetën” e policisë në Athinë, kapen me 116 kg drogë

Një operacion i madh është zhvilluar nga policia greke në Athinë, ku janë sekuestruar 116 kilogram marijuanë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave operacioni është shtrirë në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo, teksa në taksinë e një 48 vjeçari shqiptar në Nea Smyrni janë gjetur dhe sekuestruar si fillim 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.

Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare. Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.

Ndërkohë materialet procerudiale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Me pistoletën poshtë jastëkut, 85-vjeçarit i futen në shtëpi dy shqiptarë. Njëri prej tyre përfundon në spital

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, qëllohet me thikë 18-vjeçari

Njoftimi i plotë i policisë: Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje?”, Rama thirrje të rinjve që punojnë në turizëm të kthehen në Shqipëri: Kush dëgjon muhabete pagash…

Në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Në qeli m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë sepse u shava Enver Hoxhën”- Dëshmia e vajzës që u arrestua pasi bëri kryqin: Ja torturat…!

Laura Keçi ishte vetëm 16 vjeç kur e arrestuan dhe më pas dënuan, duke shënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, aksion për pastrimin e Plazhit të Vjetër në prag të sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik plazhet në qytetin e Vlorës po pastrohen për të qenë…

LEXO ME SHUME