Categories Lajme

Momente prekëse! Vajza i ulet në gjunjë të atit dhe e falenderon që e risolli sërish në jetë pas…

Ketjana 25-vjeç nga Kruja ka rrëfyer tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare se kur ishte 18 vjeç ka pësuar një aksident dhe ka qëndruar në koma për 3 muaj. Mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë dhe prindërit e saj u përgatitën për më të keqen. Por Zoti bëri mrekulli dhe Ketjana doli nga Koma fiks pasi i ati kishte shkuar në shtëpinë e tyre në Krujë për të përgatitur shtëpinë. Ajo e solli babain në studio për ta falenderuar për mundimin dhe sakrificat që ai dhe të afërmit e tyre kanë bërë për të. Ketjana i ulet në gjunjë të atit në mes të emisionit dhe e falënderon me lot në sy që e risolli për herë të dytë në jetë.

Ketjana: Të sjellës në jetë një fëmijë është e drejtë e Zotit, por ju më sollët mua 2 herë në jetë. Sakrificat, vuajtjet që ke bërë, ti mami, Gysi, i gjithë fisi, nuk do doja që tjetër veç t’i përulesha të gjithëve atyre që kanë kontribuar për mua, ty që më ke dhënë jetën. Faleminderit që më keni sjellë në jetë dhe që të jetoj akoma mes jush. Sot që jam bërë një nënë vetë e kuptoj sa keni vuajtur, si ti si mami. Ba të dua shumë.

Babai: Faleminderit që më ke sjellë këtu, por nuk duhet të jesh pesimiste, gjithmonë do jesh optimiste.  Janë detyrat e prindërit që ta rrisë fëmijën dhe t’i përgjigjet për gjithçka. Në radhë të parë unë falenderoj Zotin që të solli në jetë për së dyti dhe më pas falenderimet i shkojnë të afërmve të mi, vëllezërve, motrave, nipave, stërnipave, kanë kontribuar shoqëria ime, dajat e Ketjanës, të gjithë pa përjashtim.

Babai i Ketjanës ka treguar se të afërmit që e kanë ndihmuar, i kanë konsideruar ato para si dhuratë dhe kur është munduar për t’ja kthyer më pas ata nuk i kanë pranuar. Ai tregon se kanë pasur dhe disa borxhe të cilat ishin shuma të mëdha parash dhe po punojnë për t’i shlyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Majko replika me opozitën: Do të qëndroni brenda sistemit, apo do të dilni te rruga?

I ashpër ka qenë sot deputeti socialist Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me pistoletën poshtë jastëkut, 85-vjeçarit i futen në shtëpi dy shqiptarë. Njëri prej tyre përfundon në spital

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, qëllohet me thikë 18-vjeçari

Njoftimi i plotë i policisë: Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat…

LEXO ME SHUME