Categories Lajme

Rama: Po të na zinte virusi para shtatë vitesh do bëhej qameti

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka publikuar pamje nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka shkruar për infrastrukturën e spitaleve në vendin tonë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por ky ndryshim nuk mjafton.

Kreu i qeverisë thotë se “duhet të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.”

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para shtatë vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largqoftë edhe ne të kishim qenë si ata para shtatë vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

…Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME