Partia Socialiste e Tiranës shpreh kënaqësinë që deputeti opozitar Ben Blushi vendosi të marrë pjese në zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Në një deklaratë për mediat, PS e Tiranës shprehet se “Falë zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do të kuptojne sa vota do të marrë Partia Socialiste që lufton për shtet, punësim dhe mirëqenie për Shqipërinë që duam dhe sa vota do të marre një parti që lufton vetëm për të bërë kryetarin e saj ministër”.

 

“Partia Socialistë është krenare për atë ç’ka kemi arritur gjatë ketij mandati, për të bërë shtet dhe luftuar për drejtësi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmërisht për të çliruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”, thuhet në deklaratë.

 

Më tej theksohet se “Kemi ende shume për të berë, sidomos për të luftuar për vende të reja pune, njësoj siç luftojmë për reformën në drejtesi. Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do të luftojmë për Shqiperine që duam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *