Subscribe

Po i rikthehen një gjuhe te vdekur, per te njohur te pazbuluarat e historisë dhe nje pjese te Letërsisë shqipe. Osmanishtja, gjuha zyrtare e perandorisë osmane, ka nisur te mësohet nga studentet shqiptare. 23 studentet me te mire te Fakultetit Filologjik, te Historisë, Letërsisë dhe Gjuhës, synojnë qe te hyjnë ne arkivat tona, madje dhe ato te Turqisë, per studimin dhe përkthimin e miliona dokumenteve ende ta pazbardhura. Mësimi i Osmanishtes është finalizuar me shkollën verore te ngritur ne fakultetin Filologjik. Osmanologe te huaj dhe shqiptare, japin leksione çdo dite per studentet e përzgjedhur. Pedagogia e Departamentit te Turkologjise, tregon rëndësinë e osmanishtes per studimet e Historisë dhe Lemerise Shqipe. Ashtu si Latinishtja, Greqishtja e Vjetër edhe Osmanishtja është nje nga lendet e detyrueshme ne Fakultetin Filologjik. Sipas drejtuesve te Fakultetit, këto gjuhe edhe pse te vdekura janë te rëndësishme për punët kërkimore ne Histori dhe fusha te tjera. Ne arkivin tone janë 18 vepra te pabotuara te Sami Frasherit dhe 12 milion shkrime te shkuara ne Osmanisht. Ndërsa 10-fishi i këtyre dokumenteve po ne Osmanisht, ndodhet ne Arkivin Qendrore te Stambollit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *