Një aksident me plagosjen e tre personave është regjistruar këtë të enjte pranë fshatit Vërçun, në Pogradec.
K.G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, Xh. H. rreth 30 vjeçe, M. H., 33 vjeç, si edhe drejtuesi i mjetit, të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.