Subscribe

Lulzim Basha i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili tha se ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti” do të shtyhet, pasi nuk është në interes të Shqipërisë.

 

Kreu i PD-së theksoi se nuk do të pranojë vendimin e mazhorancës për të mos ngritur komisionin në fjalë. Si përgjigje, Basha dha dha se nuk do pranojnë në heshtje shkeljen e Kushtetutës dhe se fshehja e dosjes, sipas ti,  është në interes të kryeministrit Edi Rama dhe tre personave të tjerë.

 

“Kushtetuta është e qartë sa i përket komisioneve hetimore, të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive të këtyre viteve, dosjen Becchetti nuk është në interes të Shqipërisë, është në interes të Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit dhe Alma Hickës dhe disa të tjerëve, por të paktën këtyre të katërtëve të cilët janë drejtpërdrejt të implikuar në një rast ku shqiptarëve po iu merren 120 mln euro për të dëmshpërblyer Beçhettin për shkak të luftës personale që Edi Rama dhe këta të tre i shpallën. Prandaj ta harrojnë se do t’i lejojmë apo do të pranojmë në heshtje shkeljen e kushtetutës dhe mosaprovimin e një komisioni hetimor i cili jo vetëm nuk e dëmton Shqipërinë, por është e vetmja mënyrë për të nxjerrë përpara përgjegjësisë dhe për të mundësuar që çfarëdo dëmi në përputhje me legjislacionin shqiptar, mos të bjerë mbi xhepat e varfëruar dhe tavolinat e zbrazura të shqiptarëve, por të bjerë mbi sarajet, pasuritë dhe llogaritë ofshore të zyrtarëve të korruptuar të cilët janë shkaku i kësaj fature dhe këtij korrupsioni me rastin ‘Becchetti’”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *