Ish-deputeti i PD, Arben Ristani “lëshoi bombën” në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

 

Përballë moderatorëve Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Ristani deklaroi se zgjedhjet e prillit rrezikojnë të mos bëhen.

 

Këtë deklaratë ai e mbështeti në argumentin se jemi në limite të kohës dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka akoma një vendim për modelin e fletës së votimit, me numra apo me emra.

 

“Asnjëherë politika nuk ka menduar për ta lehtësuar administrimin zgjedhor.m Historirikisht kodet janë bërë dhe ndryshuar në moment të fundit, duke vendosur administratën zgjedhoire në një vrap. Kanë qenë në moment të fundit, pa kohë të mjaftueshme për t;u dalë problemeve përpara. Zgjedhjet nuk të fdalin gabimet se nuk ke kohë t’I korrigjosh. Nëse nuk del tymi i bardhë sonte, mund të ketë tym të zi për zgjedehjet. Besoj shumë se janë të rrezikuara për t’u mbajtur në datën 25. Jemi në limite dhe jemi në rrezik për të mos u bërë zgjedhjet në 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *