Partizani ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm përballë Kukësit dhe të mbajë vendin e parë me 9 pikë diferencë nga verilindorët.
Një ndeshje me shumë probleme për të dy tranjerët por me një rezultat që flet për të kuqtë e kryeqytetit, të cilët kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga mbyllja e kampionatit shikojnë veten të shkëputur nga vendi I dytë, I cili mbahet nga ekipi Kukesit.
Një pjesë e parë ku të dyja ekipet krijuan shkëndiaj por pa gola.
Në të dytën, janë verilindorët ata që kalojnë në avantazh me Rexhinaldon I cili nga goditja e dënimit shënoi një gol të shkëlqyer.
Por edhe pse në disavantazh të kuqtë e teknikut Gega nuk u demoralizuan por u rikthyen në lojë duke kërcënuar prapavijën e verilindorëve.
Cuculi pengon Asanin, që fiton një 11 metërsh, të cilin e kthen vetë në gol duke barazuar rezultatin.
Një demoralizim për verilindorëtm, të cilët shpresonin të merrnin një tre pikësh.
Por pavarëisht tentativave të të dy ekipeve, rezultati ngeli I pandryshuar.