Policia e Tiranës jep detaje arrestimin e shtetasit Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë në ambjentet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë.
Sipas policisë gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë, ndaj këngëtarit Stresi ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” .
Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .
Ndërkohë në cilësinë e provës material janë sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe.