Subscribe

Abonete e transportit urban tashme do te jene te personalizuara, me fotografi dhe numrin e kartës se identitetit.

 

Duke filluar nga 1 korriku, te gjithë qytetaret qe duan ate blejnë abone, ne pikat e shitjes duhet te paraqesin fotografinë e tyre dhe mjetin e identifikimit. Drejtues te shoqatës se transportit urban shpjegojnë formatin e ri te biletës mujore dhe elementet e shtuar ne  te.

 

Ligji per abonete e personalizuara është miratuar nga kuvendi ne maj te këtij viti. Ndërsa njoftimi për ndryshimin e formatit te tyre është vendosur ne te gjitha linjat e transportit urban ne kryeqytet.

 

Kreu i shoqatës saktëson se aboneja e re nuk do te ketë rritje çmimi, 1600 leke është bileta mujore e përgjithshme, 1200 ajo e linjave specifike dhe 600 leke aboneja e studentit.

 

Per Tiranën prodhohen rreth 80 mije abone çdo muaj. Ky vendim pritet te rrisë ndjeshëm kostot per familjet qe përdorin rregullisht transportin urban.

 

Deri me sot aboneja mund te përdorej dhe nga pjesëtaret e tjerë te familjes, ndërsa pas 1 korrikut çdo anëtar duhet te ketë bilete te personalizuar.

 

Nje familje me 4 -5 anëtare qe lëvizin me autobus duhet te shpenzojnë çdo muaj 6 mije deri 8 mije leke te rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *