Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim beri të ditur se rreth 61 000 njerëz janë larguar dy ditët e fundit nga provinca e Kirkuk dhe zonat përreth.

 

Forcat irakiane përparuan me shpejtësi në pjesën veriore të vendit, duke rimarrë territorin dhe dy fushat më të mëdha të naftës nga kurdët, e duke i dhënë fund shpresave të tyre për një shtet të pavarur.

 

Fushat e naftës Bai Hasan dhe Avana prodhonin rreth 250,000 fuçi në ditë.

 

Rreth 650000 fuçi janë eksportuar për të financuar operacionet e këtij rajoni autonom kurd.

 

Humbja e tyre është një goditje ekonomike ndaj përpjekjeve kurde për të shpallur pavarësinë nga Bagdadi.

 

Kurdët votuan në një referendum muajin e kaluar për një shtet të pavarur, por Bagdadi i mbështetur edhe nga Turqia, e shpalli të paligjshëm votimin.

 

Një ditë pas marrjes nën kontroll të Kirkukut, një qytet me një milion banorë, trupat irakene hynë nëpër qytete dhe fshatra të tjera të rajonit dhe kryengritësit kurdë u tërhoqën pa luftë.

 

Këtë javë, Bagdadi ka vendosur ushtrinë të “imponojë siguri” në provincën e pasur me burime të Kirkukut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *