Subscribe

I prangosuri nga Shijaku, i cili tentoi të dërgonte nëpërmjet postës 3 automatike kallashnikov në Mbretërinë e Bashkuar, doli këtë të hënë para togave të zeza.

 

Pasi mohoi akuzën, Sajmir Cullhaj qëndroi i heshtur në momentin kur gjykatësit  e krimeve te renda dhanë vendimin e qëndrimit në burg deri në përfundim te hetimeve.

 

Pasi u konsultua disa çaste me avokatin e tij mbrojtës, 32vjecari pohoi se pakot me arme ja kishte dhënë një mik i tij dhe nuk e dinte çfarë kishin brenda.

 

Sipas Cullhajt, miku i kishte thënë që ta çonte dërgesën në Britani.

 

“Unë shkova me makinën e Tanit për të dorëzuar pakot, por kur më arrestoi policia aty mora vesh që në ato pako kishte armë” – mësohet të ketë sqaruar 32 vjeçari.

 

Sajmir Cullhaj u arrestua nga agjentët, pas zbulimit të gjurmëve të gishtave të tij në pakot e dërgesës me DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

 

32- vjeçari nga Shijaku, akuzohet se ka dërguar tre pakot me pjesë armesh për një person në Londër.

 

Ndërkohë është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpunëtor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas, një 47 vjeçar, banues në Durrës.

 

Dyshohet se armët mund te ketë përdoreshin nga grupet kriminale shqiptare në Britani, por nuk përjashtohet që ato do të binin edhe në duar të ekstremistëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *