Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.