E cuditshme, rritet me 270 % hyrja e shtetasve të huaj për trajtimet e shëndetit në Shqipëri

Numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit është rritur me 11.3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Referuar Instat, Shqipëria ka pasur 2 milionë e 136 mijë e 952 hyrje të shtetasve të huaj në janar – qershor 2019.

Gjatë 6 mujorit të parë të 2019-ës, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur edhe për arsye të trajtimeve shëndetësore.

Sipas Instat, në gjysmën e parë të vitit, vizitat në Shqipëri për trajtime shëndetësore janë rritur me 270 %.

Edhe pse përqindja e lartë, numri i të huajve që i drejtohen Shqipërisë për trajtime shëndetësore, në vetvete, është relativisht i ulët.

Me të gjithë ‘boom-in’ e rritjes, në total, në janar – qershor 2019 kanë hyrë 444 shtetas të huaj për qëllime shëndetësore, çka mesatarisht është 77 hyrje ‘të huaja’ në muaj për t’ju drejtuar institucioneve shëndetësore shqiptare.

Sipas të dhënave të Instat, në po të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, mesatarisht llogariten 20 hyrje ‘të huaja’ në muaj për po të njëjtin qëllim.

Kryesisht këto vizita, i dedikohen të huajve që zgjedhin t’i drejtohen Shqipërisë për kujdesin dentar dhe operacioneve estetike, pasi këto të fundit, kanë ‘namin’ e çmimeve të përballueshme në Shqipëri.(SCAN)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...