Rama për Shëndetësinë: S’do futen më çuni apo vajza e babait me lekë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Një portal, që sipas tij, do u japë mundësinë të gjithë të diplomuarve të punësohen pa patur mik apo pa dhënë rryshfet.

“Shifrat futen në kompjuter, proçesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë vajzën apo djalin e çobanit, sepse nëse këta të fundit kanë rezultate më të larta, janë të pakalueshëm. Sot ka 112 vende vakante për mjekë specializante dhe 79 për mjekë në spitale. Procedurat janë të shkurtra dhe të shpejta. Kemi disa raste të mjekëve që duan të vijën nga diaspora dhe të punojnë këtu në Shqipëri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë më tej u shpreh se që nga Janari i 2018 janë punësuar 480 mjekë nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Por ai pranoi se ende është problem mungesa e mjekëve specialistë në spitalet e rretheve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...