“Zemra e Ballkanit” në Shkodër, aty ku trofta e tymosur është një mrekulli që duhet ta shijoni patjetër

Vetëm rreth 15 km larg qytetit të Shkodrës gjendet Restorant “Zemra e Ballkanit. Në Rragam të Gurit të Zi mund të jetë ky një nga destinacionet më të mira për të kaluar fundjavën.

Me të mbërritur aty të paraqitet një peizazh mahnitës natyror i cili të bën të mbushesh thellë me frymë dhe të të kaplojë një ndjesi relaksi (fiks siç duhet të jetë fundjava). Me pas në hyrje te restorantit do të perballeni me pronarin i cili me buzëqeshje dhe shume përzemërsi do t’iu bëjë të ndiheni “si në shtëpinë tuaj”.

Tek “Zemra e Ballkanit” mund të shijoni diçka tek bari por me e këshillueshme është të konsumoni një drekë apo darkë. Dhe e dini pse… sepse aty do të gjeni një menu jo shumë të ngarkuar ku baza ështe mishi dhe peshku që janë super të freskët.

 

Por të mbetet si sekret mes nesh… peshku aty është i mrekullueshëm sidomos trofta e tymosur e cila duket sikur vjen nga parajsa kaq e mire është. Për të mos folur edhe për llojet e tjera të peshqve të cilët janë fantastik. Nësë vendosni të kaloni një ditë tek “Zemra e Ballkanit” na besoni do të jetë vendimi më i mirë që do të merrni.

 

Sepse aty do të gjeni relaksin, shijen e jashtzakonshme te ushimeve qe pergatiten ne mënyre tradicionale por nje kohesisht ju mund te beni edhe toure per ne ishullin e Sardes një shërbim që ofrohet nga vete restoranti. Por njëkohësisht në stinën e verës ju mund të bëni plazh e të merrni rreze dielli pasi të zotet e “Zemra e Ballkanit” kanë menduar tua bejnë qëndrimin aty sa me të këndshem.

 

Kur te vij momenti të largoheni pasi të keni shijuar ç’do gjë do të ndiheni të mbushur në zemër por edhe barkun plot do ta keni… Kështu që mos u mendoni gjatë por këte fundjave planifikoni të shijoni “Zemra e Ballkanit”

 

Me poshtë mund të shihni një foto-galeri:

 

   

     

   

    

   

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...

“The Albanian Key”, debat për një ide-koncept, realizuar në kryevepër për Shkodrën e artit

Albert Vataj, kurator i veprës Tashmë kur gjithçka ka përfunduar...

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...