Ish-kryeministri Sali Berisha ka parlajmëruar kryeministrin Rama për atë çka e pret në mandatin e tij të tretë qeverisës.
I ftuar në emisionin “Now”, Berisha theksoi se ai vetë personalisht do të jetë në parlament dhe do të bëjë një opozitarizëm të tillë, sa kryeministrit do t’i duket lule oponenca e deritanishme.
“Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë”, tha mes të tjerash Berisha.
Sali Berisha: I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ato që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare ligësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shpifjes së tij.
Edi Rama vjen në parlament si një mënxyrë kombëtare dhe si një autor i fatkeqësive kombëtare njëra pas tjetrës.