Mes 31 majit dhe 22 qershorit, FIFA ka zhvilluar tri seminare për të përgatitur në nivelin më të lartë në prag të Botërorit “Katar 2022” 36 gjyqtarë kryesorë, 69 asistentë dhe 24 gjyqtarë të VAR-it, që vijnë nga gjashtë konfederatat e futbollit.

Arbitrat u vunë në provë çdo ditë në të dy aspektet e përgatitjes: leksione teorike dhe seanca stërvitore në fushë, duke i lejuar ata të simulojnë dhe praktikojnë situata të ndryshme ndeshjesh live.

“Qëllimi ynë është të përgatisim më mirë gjyqtarin për të shmangur përdorimin e teknologjisë, por teknologjia është atje për të reduktuar mundësinë e gabimit njerëzor që mund të ndikojë në rezultatin e një ndeshjeje. Edhe arbitri më i mirë mund të bëjë gabime; ai është një qenie, njeri, dhe ne e dimë këtë”, – tha Pierluigi Collina, president i Komisionit të Arbitrazhit të FIFA-s.

“Është si një ekip futbolli, ata duhet të përgatisin gjithçka shumë mirë për kompeticionin më të rëndësishëm që kemi në këtë sport. Jam pozitiv. Pres një Botëror të madh. Ne e dimë se çfarë po bëjmë”, – tha Massimo Busacca, drejtor arbitral në FIFA. – “Sakrificën po e bëjmë sepse duam të arrijmë një qëllim. Jam i sigurt se arbitrat do ta kuptojnë këtë mesazh dhe do të sillen shumë mirë”, – përfundoi Busacca.