Temperatura -45C, Është shumë ngrohtë!

519

Ndërsa në Shqipëri e në pjesën më të madhe të botës menjëherë sapo termometri kalon në vlera negative, të gjithë fillojmë ankohemi, nuk ndodh aspak kështu në fshatin më të ftohtë në botë.

Banorët e Oymyakon janë “ankuar” këtë vit se temperaturat janë shumë të “larta” edhe pse vlera e tyre është regjistruar në -45C.

Por vitin e kaluar termometri ka shënuar thuajse gjatë gjithë dimrit nën -50C. Anastasia Gruzdeva, 25 vjeç, një vit më parë pushtoi internetin me qerpikët e saj të ngrirë, ndërsa këtë vit thotë se e ka të pamundur të realizojë të njëjtën foto.