OJQ nga Maqedonia zhvilloi aplikacionin e parë për Android dhe iOS për të luftuar gjuhën e urrejtjes

Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia ka zhvilluar një ndër aplikacionet më të para për celular – aplikacionin kundër gjuhës së urrejtjes, me qëllim që infomacionet e kësaj lëmie ti sjellë në majat e gishtave të shfrytëzuesve të telefonave celularë dhe t’i ndihmon ata të luftojnë këtë dukuri urrejtëse në internet.

Aplikacioni i cili është në dispozicion për shkarkim falas për shfrytëzuesit e Android dhe iOS, është zhvilluar me qëllim të kundërvënies sa më efikase të gjuhës së urrejtjes, duke mundësuar qasje deri te lajmet më të reja nga kjo fushë, qasje deri te resurset arsimore dhe profesionale, siç është biblioteka me e-libra, udhëzime interaktive për mundësitë e ndryshme për denoncim të gjuhës së urrejtjes, si dhe pjesëmarrje në ngjarjet që kanë të bëjnë me luftën kundër gjuhën e urrejtjes nëpërmjet kalendarit të integruar.

Aplikacioni, i quajtur “Mos Urrej”, është aplikacioni i parë celular i këtij lloji në botë dhe është aktualisht në dispozicion vetëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa krijuesit e saj kanë në plan për zhvillimin e saj të mëtejshëm edhe në gjuhë dhe tregje të tjera në të ardhmen e afërt.

Burimi: Global Voices në shqip (03.02.2015). OJQ nga Maqedonia zhvilloi aplikacionin e parë për Android dhe iOS për të luftuar gjuhën e urrejtjes

You may also like...