30-04-2024

Pse shqiptarët e mshefin ditlindjen ?!!!

Shkruan: Iljaz Morina / Prizren

Një ndër datat apo ditët më të shejta për çdo individ dhe personalitet të kësaj Bote padyshim është ditëlindja, mirëpo për çudi, edhe pse një pjesë e mirë e shqiptarëve dhe shqiptareve e festojnë çdo përvjetor, gjat tërë vitit kur i pyet se kur janë të lindur, i ikin realitetit dhe nuk tregojnë, apo ndonjëherë edhe gënjejnë duke mshefur të vërtetën e sakt që ia ka dhuruar Zoti (?!!!) thua se nëse nuk e tregojnë, të tillët rinohen apo nuk plakën (?!!!) por ata veç sa e mashtrojnë dhe turpërojnë personalitetin e tyre…

Për të tillët nëse shtrohet pyet-ja se sa kan qëndruar në barkun e nënave të tyre, padyshim se askush nuk do të thot se ka qëndruar më pak apo më tepër se nëntë muaj – pra të gjith do t’a thonë të vërtetën; por nëse i pyet se sa do të qëndrojnë (je-tojnë) në këtë Botë, padyshim se askush nuk ka për të dhënë përgjegjje të sakt (këtë të vërtetë e din vetëm Zoti i madhërishëm që n’a ka krijuar.

Pra, shqiptarë e shqiptare, kudo që jeni, mos manipuloni me të dhënat e sakta të Allahut xh. sh. sepse me mostregueshmërinë e kësaj dite, padyshim të shejtë, sepse pa të s’do të ishit as ju,vetëm sa e mashtroni, turpëroni dhemanipuloni vetvetën tuaj, e kjo assesi nuk iu bën nderë…

A duhet thënë fillimvit, viti i vjetër apo viti i ri ?!!!

Është e vërtetë e pamohueshme dhe e pakontestueshme se jo vetëm populli ynë, por thuaja të gjith popujt e Botës janë të mashtruar dhe manipuluar se çdo sekond, minut, orë, ditë, javë, muaj, vit… tregojnë vjetër-sinë e çdo gjëje, e natyrisht edhe vjetërsinë tonë, andaj në fund të çdo viti, jemi (bëhemi) më të vjetër e assesi nuk rinohemi (bëhemi) më të rinjë.

Andaj fundit të vitit, natyrisht duhet t’i themi: fundvit, respek-tivisht, ditës së parë të vitit që vjen (e presinm – festojnë si “vit të ri”), duhet quajtur realisht me logjikë të plotë: fillimvit apo vit i vjetër e kurrsesi ndryshe se vërtetë gabojmë. Përndryshe, në aspektin festiv, kjo datë (31 dhjetori i çdo viti, në pritje të 1 janarit, sipas ciklit diellor, gjegjësisht sipas kalendarit gregorjan) mund të futët, respektivisht kategorizohet padyshim në festime pagane. Dhe është e vërtetë se kjo datë, edhe pse është bërë tradicionale te shum popuj të Botës, nuk festohet çdokund njësoj, e në disa vende edhe fare, sepse ca popuj i kan festat tjera të vitit sipas traditave të tyre kombëtare (p.sh. kinezët e kan ndryshe, ortodoksët ndryshe etj.).

Te kinezët dhe ca popuj tjerë aziatik, “viti i ri”, respektivisht në aspektin tradicional njihet (quhet) Festival-i pranveror dhe kremtohet sipas kalendarit lunar (hënor) ndërsa fillon me paraqitjen e Hënës së re (mvarësit nga cikli hënor) që zakonisht sipas kalendarit gregorjan ndodhë ndërmjet 21 janarit dhe 20 shkurtit. P. sh. në vitin 2019 ka filluar në ditën e premte të datës së 5 shkurtit.

Kjo festë te kinezët zgjatë dy javë (15 ditë). Njësfoj si kinezët, festojnë edhe këta popuj: Korea, Japonia, Vietnami etj. Në Indi, pos vitit të ri tradicional botror, sipas traditës hinduiste, budiste etj. e kulturave multietnike të shumta që ekzistojnë atje, kjo festë manifestohet në data dhe mënyra të ndryshme.

Te ortodoksët, dita e parë e “vitit të ri”, festohet sipas kalendarit Julian, e që sipas kalendarit gregorjan gjithmonë ndodhë në ditën e 14 janarit të çdo viti. Festohet në këto vende: Rusi, Bellorusi, Ukrainë, Molldavi, Gruzi, në shumicën e ish republikave të krijuara nga ish Jugosllavia, në disa kantone gjërmane në Zvicër, në disa bashkësi të Skocisë…

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.