Aksion i jashtëzakonshëm anti-drogë, 17 arrestime në Shqipëri dhe Itali

Një operacion i madh anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Karabiierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.